×
Thursday, June 1, 2023

BE: Turqisë mund t’ia zvogëlojmë ndihmën për migrantët

March 7, 2020



Një paketë e mundshme financiare që Turqia të kujdeset për refugjatët në tokën e saj mund të jetë më e vogël nga sa ofrohej më parë dhe kjo do të varet nga aderimi i Ankarasë në marrëveshjen për migracionin, deklaroi sot eurokomisioneri për Buxhetin, Johannes Hahn.

“Shumë shkolla, kopshte dhe spitale që janë ndërtuar për refugjatët nuk kanë nevojë të financohen sërish”, i tha Hahn së përditshmes gjermane ”Die Welt”.

”Por, Bashkimi Europian, në parim do të jetë i përgatitur t’i japë ndihmë të mëtejshme për mbështetjen ndaj migrantëve vetëm nëse Turqia u jep fund politikave të shantazhit duke kërcënuar të dërgojë më shumë migrantë në BE”, theksoi ai.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments