×
Tuesday, January 21, 2025

BE: Ruajtje e kufizimeve të rrepta kundër varianteve të virusit

February 25, 2021


Liderët e BE-së bënë thirrje sot për ruajtjen e kufizimeve të rrepta, ndërsa përshpejtojnë fushatat e vaksinimit, për t’u marrë me sfidat shtesë të paraqitura nga përhapja e varianteve më ngjitëse të COVID-19.

“Situata epidemiologjike mbetet serioze dhe variantet e reja paraqesin sfida shtesë”, thanë krerët e shteteve dhe qeverive europiane në një njoftim për shtyp, pas një samiti me videokonference.

“Për këtë arsye, ne duhet të mbajmë kufizime të forta, ndërsa rrisim përpjekjet tona për të përshpejtuar dërgesat e vaksinave”, shtuan ata.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments