×
E enjte, 21 Janar, 2021

BE përfundon sanksionet ekonomike kundër mbështetësve të regjimit bjellorus

7 Dhjetor, 2020

Bashkimi Europian do të sanksionojë në ditët në vijim krerët e kompanive që mbështesin regjimin në pushtet në Bjellorusi në një përpjekje për t’i dhënë fund shtypjes në këtë vend, njoftuan sot burimet diplomatike europiane.

“Dhuna duhet të marrë fund. Një sërë sanksionesh të reja po përfundojnë dhe shpresoj në miratimin sa më të shpejtë të tyre”, tha kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

“Kjo paketë e tretë sanksionesh pritet të miratohet në gjysmën e dytë të dhjetorit dhe ka të bëjë me një numër të madh individësh dhe njësish”, tha një diplomat europian.

Përgatitja e këtyre sanksioneve të reja u kërkua në takimin e ministrave të Jashtëm më 19 nëntor.

BE ka sanksionuar tashmë presidentin Alexander Lukashenko, djalin i tij dhe 53 anëtarë të rrethit të tyre, përfshirë disa ministra dhe krerë policie, përgjegjës për shtypjen e lëvizjes protestuese kundër zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit të përshkruara nga BE si të manipuluara.

Sipas burimeve europiane, këto sanksione nuk i kanë dhënë fund shtypjes ndaj pjesëmarrësve në tubime dhe marshime të organizuara nga opozita, sidoqoftë bënë të muundur lirimin e protestuesve të burgosur.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për