×
Thursday, April 16, 2026

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë

April 13, 2026


Portali Politico ka paralajmëruar mundësinë e bllokimit nga Brukseli të rreth 1.5 miliardë euro për Serbinë pas ndërhyrjeve ligjore qeveritare në pavarësinë e gjyqësorit. Në intervistën me këtë portal, komisionerja Kos shprehet se ligjet për gjyqësorin duhet të përputhen me rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili pritet të japë në fund të muajit prill opinionin e tij mbi ndryshimet kontroverse ligjore të Serbisë.

“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi, nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrja e përsëritur në median e pavarur. Paketa e ligjeve për të ristrukturuar gjykatat dhe për të ndryshuar mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap serioz prapa. Si vend kandidat, presim që Serbia të përafrojë me BE-në politikën e saj të jashtme”, theksoi komisionerja Kos për Politico.

Beogradi ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën, ndërkohë që nga ana tjetër merr para nga Brukseli. Serbia ka marrë nga BE-ja që nga viti 2000 më shumë se 7 miliardë euro investime.




Comments are closed.