×
Thursday, June 25, 2020

BE do ta mbështesë Kosovën në reforma dhe në rimëkëmbjen pas pandemisë COVID-19.

June 25, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja do ta mbështesë Kosovën në reformat e nevojshme në rrugën e saj drejt BE-së, si dhe në rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.

Von der Leyen i bëri këto komente përmes një postimi në Twitter, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten në Bruksel.

“Jam mirënjohëse që ai [Hoti] e zgjodhi Brukselin për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit”, tha von der Leyen.

Hoti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit në fillim të këtij muaji, tha se institucionet e Kosovës kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së dhe shfaqi shpresën se ”BE-ja do ta marrë parasysh këtë”.

“Ne jemi të përkushtuar për një qeverisje të mirë dhe transparente”, shkroi Hoti në Twitter.

Kosova aktualisht ka vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për