Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur keqardhjen për përfshirjen e disa vajzave të besimit islam në aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit.
Balla shkruan se ka parë me keqardhje edhe vajza që mbajnë hixhabin dhe identifikohen me besimin islam, duke theksuar se dhuna nuk mund të justifikohet nga zemërimi apo nga asnjë kauzë.
Në postimin e tij, Balla tregon se gjatë mëngjesit ka takuar për kafe një hoxhë, i cili i ka kujtuar një mësim nga Kurani, që dënon shkatërrimin dhe bën thirrje për ruajtjen e rendit në tokë.
“Zemërimi nuk e justifikon dhunën, dhe asnjë kauzë nuk e kthen shkatërrimin në drejtësi”, shkruan Balla në reagimin e tij në rrjetet sociale.


