×
Sunday, September 19, 2021

Balla në Qendrën e Përkujdesjes në Belsh: Ju gjendet pranë familjeve në nevojë

August 2, 2021

Qendra e Përkujdesjes për moshën e tretë në Belsh, që njëkohësisht shërben edhe si mensë sociale, është investimi më i fundit në këtë bashki e cila synon t’u vijë në ndihmë pensionistëve dhe familjeve në nevojë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Beshit, Arif Tafani vizitoi sot këtë qendër, e cila është një projekt i përbashkët i bashkisë së Belshit, i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa bisedoi me pensionistët dhe familjet në nevojë që përfitojnë shërbime pranë kësaj qendre, Balla theksoi se “ata mund të mblidhen këtu gjatë ditës në një ambient me ajër të kondicionuar dhe pastaj mund të hanë edhe vaktin e drekës”.

“Realisht duhej këtu në Belsh një qendër e tillë, për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë”, tha Balla.

Eunews.al

Comments are closed.