×
Saturday, July 31, 2021

Balla në Këshillin e Stabilizim Associmit në Bruksel: Falenderon raporteren Santos për hartimin e draft raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë

March 2, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Zëvendës Kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla gjatë pjesëmarjes së tij në Këshillin e Stabilizim Associmit, në Bruksel, zhvilloi takime me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Stabilizim- Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis, Raporteren për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe
Nënkryetarin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane, eurodeputetin, Andrey Kovatchev.

Gjatë takimeve të mbajtura, Balla falenderoi për qëndrimin e mbajtur nga ana e eurodeputetëve si dhe në veçanti Raporteren Santos lidhur me hartimin e draft raportit të Parlamentit Europian. Gjithashtu Balla informoi eurodeputetet mbi përditësimet e fundit në përmbushjen e kushteve të vendosura për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Eurodeputetët nga ana e tyre vlerësuan trendin pozitiv të progresit dhe rezultateve të vazhdueshme që Shqipëria ka arritur në të gjitha fushat gjatë kësaj periudhe. Në qëndrimin e tyre u treguan mbështetës ndaj progresit të Shqipërisë dhe angazhimit të vëndit në mbajtjen në një kohë sa më të shkurtër të Konferencës Ndërqeveritare.

Lidhur me draft raportin e Parlamentit Europian, Raporterja për Shqipërinë, Santos u shpreh se ky draft është hartuar për të qënë një raport sa më transparent, i drejtë dhe racional. Raporterja theksoi se amendamentet e bëra nga grupet e ndryshme politike janë kryesisht pozitive. Gjithashtu u bë me dije se më datë 04 mars 2021, draft raporti do të paraqitet në seancën e rradhës së Komitetit të Politikes se Jashtme të Parlamentit Europian.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për