×
Wednesday, December 11, 2024

Balla në Itali: 2020 vit historik për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

February 16, 2020


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Bolonja të Italisë me delegatë të Kongresit që përfaqësojnë anëtarësinë e Partisë Socialiste në Itali në Kongresin Zgjedhor të 29 Shkurtit.

Pas zgjedhjeve të delegatëve në strukturat e PS në Greqi, edhe strukturat në Itali kanë përzgjedhur delegatët e tyre në Kongres.

“Në Kongres një ndër panelet kryesore të diskutimit do të fokusohet tek problematikat që shqetësojnë shqiptarët në diasporë, përmirësimi i mëtejshëm i shërbimeve konsullore, njohja reciproke e kontributeve të sigurimeve shoqërore, dhe sigurisht jetëzimi i angazhimit tonë të kahershëm për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Viti 2020 është historik për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ashtu si edhe në Këshillin Europian në Tetor të vitit të kaluar, shumica e vendeve anëtare mbështesin fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian, i cili ka monitoruar nga afër detyrat e shtëpisë për seicilin prej vendeve, ka raportuar në Këshill dhe në Parlamentin Europian se dy vendet kanë bërë hapa kurajozë dhe se e meritojnë të kalojnë në fazën finale drejt anëtarësimit”, deklaroi Balla.

Sipas tij, edhe pse zgjedhjet në qershor 2021 duken ende larg, gjatë vitit 2020 duhet vijojë organizimi i strukturave të PS edhe jashtë Shqipërisë.

“Ju keni një rëndësi të veçantë, për të fituar bindshëm mandatin tonë të tretë qeverisës me Edi Ramën Kryeministër”, përfundoi Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments