Balla ironizon protestën, tregon emrat e organizatorëve: Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë së re”

22 Jun 2026 13:04
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi ndaj protestës, duke treguar emrat e personave që sipas tij qëndrojnë pas organizimit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar figurat politike dhe aktivistët e përfshirë në protestë, duke i cilësuar si “udhëheqësit e Shqipërisë së re”.

Në video shfaqen:

Reklamë Ola

-Deputeti i PD, Klevis Balliu,

-Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj,

Reklamë InterMedika

-Lëvizja Bashkë, Arlind Qori

-Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.

“Njihuni me udhëheqësit e “Shqipërisë e re” të cilët shpallin vendimet, japin konkluzionet, marrin like-t. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punë”, shkruan Balla krahas videos.
ef881d96-9a97-486e-85d4-c482e625a53d