×
Tuesday, June 30, 2026

Balla: Emrin e Heroit Tahir Sinani e keqpërdori Sali Berisha për hesape politike. Në listën e publikuar ishte një Tahir tjetër

June 30, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza ndaj Dritan Goxhajt, duke deklaruar se ai nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Ballës, ky pretendim mbështetet në një dokument që, sipas tij, i është vënë në dispozicion nga organizatat e veteranëve të UÇK-së.

“Kam dëgjuar këto ditë, edhe statuse, u shqetësuat ju për të mbrojtur një farë Dritan Goxhaj, për të cilin po jua them sot këtu: nuk ka asnjë ditë në UÇK, as edhe një ditë në UÇK. Dhe një dokument i cili m’u vu në dispozicion nga organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” deklaroi Balla.

Ai akuzoi opozitën se e ka përdorur këtë çështje për qëllime politike, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos lejojnë, sipas tij, që protesta të instrumentalizohet nga forcat politike.

Në fjalën e tij, Balla sqaroi edhe debatin mbi një dokument ku ishte ngatërruar emri i Tahir Sinanit me Tahir Sinanajn. Ai tha se Tahir Sinanaj është nga Kukësi, ndërsa Tahir Sinani është hero i UÇK-së nga Tropoja.

“Falje të kërkojë ai që ia ndryshoi, që Tahir Sinanajn e bëri Tahir Sinani. Tahir Sinanaj është nga Kukësi. Tahir Sinani është heroi ynë,” u shpreh Balla, duke shtuar se këtë çështje ia ka sqaruar edhe familjes së heroit.

 




Comments are closed.