PS largon Koçekun nga Komiteti i Stabilizim Asocimit, zëvendësohet me Erion Malajn
June 30, 2026
Partia Socialiste ka larguar deputeten e pavarur, Marjana Koçeku nga Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri (KPSA).
Vendi i saj në këtë Komitet do të zëvendësohet nga deputeti Erion Malaj.
Në 14 qershor, Marjana Koçeku njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.
Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla njoftoi edhe ndryshimet në delegacionin e Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, ku Erjon Mile largohet si anëtar dhe zëvendësohet nga deputeti Vullnet Sinaj.







