Ambasadori i Austrisë: Po bëhen përpjekje që vaksina anti COVID-19 të mbërrijë dhe në Shqipëri



Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Christian Steiner, ka thënë sot se po bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme që Shqipëria dhe gjithë vendet e Ballkanit ta marrin vaksinën anti-Covid, në një kohë me vendet e BE.
Nga Fieri, ku shpërndau ndihma për familjet në nevojë, diplomati austriak tha se vendi i tij mbështet Shqipërinë në tejkalimin e kësaj situate.
“I lumtur që ndihmojmë familjet në nevojë dhe personat e prekur nga Covid. BE dhe Austria e përkrah Shqipërinë në tejkalimin e situatës. BE e ka ndihmuar Shqiperinë edhe me ndihma mjekësore me pajisjen e spitaleve.
Përsa i perket sigurimit të vaksinës anti-Covid nga vendi ynë, besoj se janë përpjekjet e duhura qoftë në Bashkimin Europian qoftë për vendet e Bashkimit Europian dhe per vendet e Ballkanit që të mund të mundesohet diçka e tillë edhe në Shqipëri”, u shpreh Christian Steiner, Ambasadori i Austrisë në Tiranë.
Eunews.al

