Aeroporti i Vjenës do të ofrojë testime për koronavirusin

03 May 2020 • 14:55
Shpërndaje:

Duke nisur nga data 4 maj, Aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për koronavirusin e ri.

Personat që hyjnë në Austri duhet të posedojnë një certifikatë shëndetësore që nuk janë të infektuar me COVID-19. Në të kundërten ata obligohen të izolohen për 14 ditë.

Testimin në aeroport, i cili kushton 190 euro, mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena.

Reklamë Ola

Austria ka regjistruar 15.526 raste me koronavirusin e ri, dhe 598 vdekje. Ky vend ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të biznesve.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x