Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga aksi rrugor Elbasan–Papër, ku kanë përfunduar punimet në Lotin 2 të projektit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë prezantoi segmentin e përfunduar dhe uroi qytetarët për një javë të mbarë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan–Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.
Aksi Elbasan–Papër konsiderohet një segment i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit dhe lidhjes rrugore në këtë zonë.
Ky segment përbën pjesën e parë të projektit të madh infrastrukturor për ndërtimin e autostradës së re Elbasan–Rrogozhinë, e cila synon të lehtësojë lëvizjen dhe të përmirësojë lidhjen mes dy qyteteve.


