Kanadaja prodhon 1 milion dronë, një e treta për Ukrainën

10 Sep 2026 23:12
Shpërndaje:

Kanadaja synon të prodhojë një milion dronë ushtarakë gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa rreth një e treta e tyre do t’i dërgohet Ukrainës për të mbështetur luftën kundër Rusisë.

Njoftimi u bë nga kryeministri kanadez Mark Carney, i cili prezantoi gjithashtu një paketë të re ndihme për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Paketa ka një vlerë prej 350 milionë dollarësh kanadezë, ose rreth 218 milionë euro. Mbështetja vjen në një moment kur dronët janë shndërruar në një prej armëve kryesore të luftës, duke u përdorur për sulme ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës, por edhe për mbrojtje dhe zbulim.

Reklamë Ola

Plani i Otavës parashikon që rreth 330 mijë dronë t’i dorëzohen Kievit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përdoret për nevojat e forcave kanadeze dhe forcimin e industrisë kombëtare të mbrojtjes.

Në një tjetër zhvillim, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e saj kanë goditur një anije mallrash në portin ukrainas të Çornomorskut.

Reklamë InterMedika

Sipas pretendimeve të Moskës, anija përdorej për transportimin e materialeve ushtarake për forcat ukrainase. Autoritetet e Kievit nuk kanë dhënë menjëherë hollësi për incidentin.

Ndërkohë, autoritetet ruse raportuan se një person humbi jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën gjatë disa sulmeve me dronë ukrainas në rajonin e Belgorodit.

Viktima punonte në një kompleks industrial në qytetin Novy Oskol, ndërsa emri dhe natyra e objektit të goditur nuk janë bërë publike.