Protesta e 54-t para Kryeministrisë me pjesëmarrje të ulët, kërkohet lirimi i të shoqëruarve
Protesta e 54-të e zhvilluar para Kryeministrisë u karakterizua nga një pjesëmarrje më e ulët krahasuar me tubimet e mëparshme, vetëm pak orë pas përplasjeve të dhunshme të ndodhura gjatë protestës së paradites pranë Kuvendit.
Tubimi nisi me thirrje për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së paradites, ku pati përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
Sipas autoriteteve, gjatë protestës para Kuvendit protestuesit qëlluan efektivët e policisë me gurë dhe sende të forta, ndërsa nga incidentet mbetën të plagosur gjashtë punonjës policie.
Në protestën e pasdites, pjesëmarrësit kërkuan lirimin e personave të shoqëruar nga policia, ndërsa tubimi u zhvillua me një numër më të vogël pjesëmarrësish krahasuar me protestat e mëparshme.







