×
Thursday, July 16, 2026

Dilema “turke” e Perëndimit

July 15, 2026


Nga Anne O. Krueger, Project Syndicate

Fuqizimi i shpejtë i Kinës bashkë me pushtimin rust ë Ukrainës dhe luftës së SHBA-ve dhe Izraelit e Iranin e kanë kthyer rivalitetin gjeopolitik në forcën kryesore që po formëson ekonominë globale. Zhbërja nga Donald Trump e një sërë politikash historike vetëm e ka rritur pasigurinë, duke i detyruar si qeveritë ashtu edhe bizneset që të lundrojnë në një terren strategjik gjithnjë e më të ndërlikuar.

Samiti i NATO-s i ditëve të fundit në Ankara e reflektoi këtë realitet të ri, duke treguar si emergjencat gjeopolitike dhe të sigurisë mund të tejkalojnë objektivat e tjera politike. Askund nuk është më i dukshëm ky kompromis se sa në marrëdhënien e Perëndimit me vendin pritës të samitit.

Turqia është prej kohësh një aleat i nënvlerësuar brenda NATO-s dhe një ekonomi vitale e shtrirë mes Europës dhe Lindjes së Mesme. Megjithëse lidhjet e saj me NATO-n dhe Perëndimin janë dobësuar vitet e fundit, pozita strategjike e vendit e bën atë të domosdoshëm për aleancën. E shtrirë mes Europës dhe Azisë, Turqia zë një nga hapësirat më të rëndësishme të kryqëzimeve gjeopolitike. Kontrolli i saj mbi Bosforin, i cili lidh Detin e Zi me Mesdheun, e bën Turqinë një rojtare të rrugës kryesore të ujërave të ngrohta të Rusisë drejt pjesës tjetër të botës.

Turqia kufizohet gjithashtu me Armeninë, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Gjeorgjinë, Greqinë, Iranin, Irakun dhe Sirinë, ndërsa ndan bregdetin e Detit të Zi me Bullgarinë, Gjeorgjinë, Rumaninë, Ukrainën dhe Rusinë. Me një popullsi prej rreth 88 milionë banorësh dhe fuqia ushtarake e dytë më e madhe e NATO-s, ajo mbetet një fuqi madhore rajonale. Ekonomikisht, është shndërruar në një nga qendrat kryesore të prodhimit dhe logjistikës për rajonin.

Pasi qëndroi neutrale gjatë pjesës më të madhe të Luftës së Dytë Botërore, Turqia u rreshtua me vendosmëri krah Perëndimit duke iu bashkuar NATO-s. Më pas u bë anëtare e asociuar e Komunitetit Ekonomik Europian, organizatës pararendëse të Bashkimit Europian, dhe më pas aplikoi për anëtarësi të plotë. Procesi i anëtarësimit u përshpejtua pasi partia Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Recep Tayyip Erdoğan fitoi zgjedhjet e vitit 2002. Megjithatë, negociatat u zvarritën për vite me radhë dhe praktikisht u ndalën pas 2017-ës. Një pjesë e vonesës mund t’i atribuohet hezitimit të BE-së për të vijuar procesin, teksa shqetësimet rreth bjerrjes së demokracisë u intensifikuan nën qeverisjen e Erdoganit.

Sundimi gjithnjë e më autoritar i Erdoganit ka tendosur edhe marrëdhëniet me SHBA-të, ndonëse Trump duket më pak i shqetësuar nga kjo krahasuar me paraardhësit e tij. Në 2019-ën, administrata e parë Trump bllokoi shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35, pasi Turqia bleu sistemin ajror rus S-400. Zyrtarët amerikanë trembeshin se, nëse Turqia do t’i zotëronte të dyja sistemet, kjo do i jepte Rusisë të dhëna të çmuara në lidhje me F-35. Administrata e dytë Trump ka ndërmarrë një qasje krejt tjetër, duke avancuar me planet për t’i shitur Turqisë motorë avionësh luftarakë me një vlerë mbi 700 milionë dollarë, për programin KAAN, ndërkohë që po sinjalizon se është e gatshme që të rimendojë edhe shitjen e avionëve F-35.

Blerja e sistemit S-400 simbolizoi pavarësinë e politikës së jashtme të Tuurqisë, si edhe gatishmërinë ëe saj për të mbajtur lidhje të afërta me Perëndimin dhe armiqtë e tij kryesorë në të njëjtën kohë. Teksa marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në tendoseshin gjithnjë e më tepër, Erdogani vijoi të kultivonte marrëdhënieit me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa furnizonte nga ana tjetër Ukrainën me dronë. Së fundi, Erdogan e ka kritikuar ashpër luftën në Iran dhe, sipas Trumpit, ka konsideruar edhe përfshirjen në konflikt kundër Izraelit.

Kjo paqartësi në strategji, së bashku me pikëpamjet ekonomike jokonvencionale të Erdoganit – ku bie në sy këmbëngulja e vazhdueshme e tij se rritja e nromës së interesit shkakton inflacion – kanë koniciduar me një rënie të ndjeshme të pasurive ekonomike të Turqisë. Dy dekada më parë, vnedi vlerësohej si një nga tregjet në rritje, veçanërisht pas reformave të thella të prezantuara nga ish-Ministri i Ekonomisë Kemal Dervis, pas krizës financiare të fundit të viteve 1990-të.

Nën Erdoganin, megjithatë, performanca ekonomike ka qenë dukshëm e paekuilibruar. Rritja ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme përgjatë dy dekadave të kaluara, e mbështetur nga përmirësime të mëdha në infrastrukturë dhe zgjerimi i shpejtë i industrisë së mbrojtjes dhe sektorëve të tjerë prrodhues. Por kjo rritje është shoqëruar nga cikle të përsëritura shpërthimesh dhe krizash, periudha inflacioni shumë të lartë dhe një paqëndrueshmëri e vazhdueeshme makroekonomike. Ndërsa inflacioni ka rënë ndjeshëm që nga kulmi prej 85% në vitin 2022 pas një programi madhodh stabilizimi, ekonomia mbetet e rënduar nga sfida të vazhdueshme, përfshi një kurs këmbimi të brishtë dhe dobësimi i eksporteve.

Luftërat në Ukrainë dhe Iran kanë qenë sa ndihmesë aq edhe barrë për ekonominë turke. Ndërsa Turqia ka përfituar nga zhvendosja atje e biznesit nga pjesë të tjera të Lindjes së Mesme dhe nga rritja e eksportit të pajisjeve ushtarake, ndërprerjet në pengesat e tregjeve globale të energjisë dhe rritja e brishtësisë së çmimeve të komoditeteve e kanë bërë inflacionin më të vështirë për t’u kufizuar.

Përgjatë viteve para samitit të fundit të NATO-s, BE dhe aleatë të tjerë Perëndimorë kishin qenë skepitkë ndaj Turqisë për shkak të sulmit nga Erdogan ndaj institucioneve demokratike, marrëdhënieve të tij të afërta me Putinin dhe politikat e dyshimta ekonomike. Por teksa rëndësia strategjike e Turqisë rritej, shumë aleatë të NATO-s nisën t’i jepnin më tepër rëndësi bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes. Samiti e solli këtë ndryshim edhe më tepër në fokus, me Trumpin që e mbuloi Erdoganin me lëvdata, ndërsa aleatët europianë u përmbajtën të mos bënin kritika publike ndaj politikave të brendshme të Erdoganit.

Këto ndryshime nxjerrin në pah njohjen e rëndësisë strategjike të Turqisë dhe rolit të saj kyç ekonomik në një rajon gjithnjë e më të paqëndrueshëm, por që enkapsulojnë gjithashtu dilemën me të cilën përballen demokracitë Perëndimore: disa nga shtetet më kritike për sigurinë transatlantike janë gjithashtu ndër shtetet që po i largohen normave demokratike. Nëse iu bën pak më shumë presion seç duhet, mund të kalojnë në orbitën e rivalëve si Kina dhe Rusia. Nëse nuk iu ushtron aq presion sa duhet, mund të përshpejtojnë gërryerjen e institucioneve demokratike duke minuar si vlerat që Perëndim kërkon të mbrojë, ashtu edhe besueshmërinë e tij në mbrojtjen e tyre.

Pajtimi i këtyre të dyjave, siç po e kuptojnë liderët e BE-së dhe NATO-s, është diçka jashtëzakonisht e vështirë. Megjithatë, mbetet problem kyç, jo vetëm për të ruajtjen e besueshmërisë së Perëndimit, por edhe për të kuptuar potencialin e plotë të Turqisë si aleat strategjik por edhe si partner ekonomik.




Comments are closed.