Balla: New York-u shpall lagjen “Little Albania”, vlerësim për kontributin e shqiptarëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se një lagje në qytetin e New York-ut është shpallur zyrtarisht “Little Albania”, duke e cilësuar këtë si një vlerësim të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, dhe se ai njeh kontributin historik, kulturor, ekonomik dhe shoqëror të shqiptarëve në metropolin amerikan.
“LAJMI I MIRË! Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Mamdani, ka shpallur një lagje të quajtur ‘Little Albania’. Ky vlerësim e vendos komunitetin shqiptar aty mes komuniteteve kryesore që kanë kontribuar në historinë, kulturën dhe jetën ekonomike e sociale të metropolit amerikan”, shkroi Balla.
Sipas tij, ky vendim përfaqëson një tjetër moment krenarie për diasporën shqiptare dhe njohje të rolit që komuniteti shqiptar ka luajtur ndër vite në zhvillimin e qytetit të New York-ut.







