×
Saturday, July 4, 2026

Rama uron SHBA-në për 4 Korrikun: Një festë e veçantë edhe për shqiptarët

July 4, 2026


Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot, më 4 Korrik, Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dokumenti që shënoi lindjen e shtetit amerikan.

Me këtë rast, kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh urimi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë datë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët.

“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Dita e Pavarësisë është një nga festat më të rëndësishme kombëtare në SHBA dhe simbolizon vlerat e lirisë dhe demokracisë mbi të cilat u themelua vendi. Me rastin e kësaj dite, në mbarë Shtetet e Bashkuara zhvillohen ceremoni shtetërore, parada, koncerte, aktivitete kulturore dhe shfaqje me fishekzjarre, ku marrin pjesë miliona qytetarë.




Comments are closed.