Rama feston 62-vjetorin: Faleminderit për urimet, edhe për sharjet

04 Jul 2026 13:25
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë urime të shumta nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura publike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama falënderoi të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimi, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet secilit veçmas.

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur as kritikët e tij, duke i falënderuar me ironi edhe ata që, sipas tij, nuk do të mungojnë me komentet negative.

Reklamë Ola

“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave… E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkroi Rama në rrjetet sociale.