×
Saturday, July 4, 2026

“Drejtësia nuk duhet të shohë majtas apo djathtas,” Rama për BBC: PS nuk do të kontribuojë vetëm me reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit

July 4, 2026


Në një intervistë për BBC, kryeministri Edi Rama ka folur për protestat në vend dhe zhvillimet e fundit politike.

Sipas BBC, Kryeministri Rama i cilësoi tubimet si një shenjë të një shoqërie demokratike dhe të shëndetshme, por i pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për integritetin e tij dhe të qeverisë, Rama theksoi rëndësinë e pavarësisë së drejtësisë.

Ai shtoi gjithashtu se reforma në drejtësi është një nga kontributet më të rëndësishme të Partisë Socialiste për vendin.

“Ky është kontributi më i madh që Partia Socialiste do t’i japë këtij vendi, sepse nuk do të kontribuojë vetëm duke bërë reforma, por duke i dhënë lëkurën e vet vendit”, u shpreh Kryeministri.




Comments are closed.