Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më pranë anëtarësimit në BE
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke i cilësuar si dy vendet më të avancuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Duke folur gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni, Kos theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve të anëtarësimit, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të BE-së.
Sipas saj, ritmi i reformave dhe angazhimi i institucioneve shqiptare mbeten faktorët kyç për vijimin me sukses të procesit të zgjerimit.
Komisionerja ritheksoi se përparimi i vendeve kandidate do të varet nga zbatimi i reformave dhe respektimi i kritereve të Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë të jenë në krye të këtij procesi.







