Starmer jep dorëheqjen, Burnham pritet ta pasojë
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe drejtuesit të Partisë Laburiste.
Duke folur para selisë së kryeministrisë në Downing Street, Starmer e cilësoi marrjen e detyrës dy vjet më parë si momentin më krenar të jetës së tij dhe premtoi se do të sigurojë një transferim të rregullt të pushtetit.
“Pyetja që partia ime po më bën tani është nëse unë jam personi më i përshtatshëm për të na udhëhequr në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. E kam dëgjuar përgjigjen e grupit tim parlamentar dhe e pranoj atë me mirësi”, deklaroi ai.
Pasuesi më i mundshëm i Starmer konsiderohet Andy Burnham, i cili pritet të betohet sot si deputet në Westminster për zonën e Makerfield, pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të javës së kaluar. Sipas mediave britanike, Burnham është aktualisht favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Partisë Laburiste dhe të qeverisë britanike.







