×
Monday, June 22, 2026

Rama sot në Paris, takim me Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026


Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Paris, ku do të pritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee për një drekë pune.

Takimi zhvillohet në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Francës, procesit të integrimit europian të vendit dhe përgatitjeve për samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Vizita vjen në vijim të kontakteve të rregullta mes dy liderëve, ndërsa Shqipëria vlerëson mbështetjen e Francës dhe rolin e Macron në promovimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.




Comments are closed.