×
Monday, June 1, 2026

Rama uron 1 Qershorin dhe fton qytetarët në “Fun Fair Albania”

June 1, 2026


Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në mesazhin e tij, Rama uroi një muaj të mbarë për të gjithë qytetarët, ndërsa ftoi fëmijët dhe familjet të marrin pjesë në aktivitetin “Fun Fair Albania”, i organizuar në Sheshin Italia në Tiranë.

“Dhe me ftesën për të vizituar Fun Fair Albania, në këtë 1 Qershor, në Sheshin Italia, ju uroj një muaj të mbarë”, shprehet kryeministri në mesazhin e tij.

Aktiviteti i organizuar me rastin e Ditës së Fëmijëve ofron argëtim dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe familjet, duke shënuar një nga festimet kryesore të kësaj dite në kryeqytet.




Comments are closed.