×
Friday, May 29, 2026

Mbi 10 mijë aplikime në katër ditë, Salla: Interes i lartë për Skemën Kombëtare të Bujqësisë

May 29, 2026


Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi këtë të premte një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026.

I shoqëruar nga Belinda Balluku dhe zëvendësministri Dhimitër Kote, ministri Salla bëri të ditur se në vetëm katër ditët e para të procesit janë regjistruar mbi 10 mijë e 500 aplikime në të gjithë vendin.

Sipas tij, shifrat tregojnë interesin e lartë të fermerëve për programet mbështetëse të qeverisë dhe reflektojnë përgatitjen e sektorit për të përfituar nga masat e reja financiare.

“Fermerët kanë qenë të përgatitur, sepse skema është ndërtuar pas konsultimeve të drejtpërdrejta me ta. Kjo reflektohet edhe në interesin e lartë që po shohim në ditët e para të aplikimeve”, u shpreh ministri.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 synon të mbështesë fermerët dhe subjektet bujqësore përmes financimeve dhe subvencioneve në sektorë të ndryshëm të prodhimit, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë, prodhimit vendas dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë.




Comments are closed.