×
Friday, May 29, 2026

Balla me të rinjtë e Njësisë 5: PS, forca që e çon Shqipërinë drejt BE-së

May 29, 2026


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla zhvilloi një takim me anëtarë dhe të rinj të njësisë 5 në Tiranë, ku u theksua rëndësia e angazhimit të brezit të ri në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se të rinjtë që i bashkohen sot Partisë Socialiste e dinë se kjo forcë politike ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe të rrugës europiane të vendit.

“Sot kemi një numër të konsiderueshëm të rinjsh që i bashkohen Partisë Socialiste dhe kjo është një përgjegjësi edhe më e madhe për ne. Partia Socialiste është forca politike që me vendimet, qëndrimet dhe veprimet e saj ka qenë gjithmonë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij Balla u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit në BE, ku theksoi se objektivi për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 është një ambicie politike që mbështetet tek vullneti i shumicës qeverisëse dhe angazhimi i kryeministrit Edi Rama.

“Ambicia jonë për të mbyllur negociatat brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm nuk varet vetëm nga aspekti teknik, por mbi të gjitha nga vullneti politik i kësaj qeverie dhe i kësaj shumice për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla.




Comments are closed.