Izraeli nis operacione tokësore në Liban, rriten tensionet me Hezbollahun
May 26, 2026
Izraeli ka nisur operacione tokësore në jug të Libanit, duke kaluar përtej asaj që njihet si “Vija e Verdhë”, një vijë demarkacioni e vendosur nga pala izraelite pranë kufirit mes dy vendeve.
Sipas mediave izraelite, ushtria ka zgjeruar veprimet e saj në terren, megjithatë nuk janë dhënë detaje të plota mbi thellësinë e avancimit apo objektivat specifike të operacionit.
Ky zhvillim vjen në një moment kur përplasjet ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollah janë intensifikuar, pavarësisht armëpushimit të shpallur disa javë më parë.
Situata në kufirin jugor të Libanit mbetet e tensionuar, me shkëmbime të herëpashershme zjarri që rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë rajonal.







