×
Tuesday, May 26, 2026

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria drejt një tjetër hapi në procesin e anëtarësimit në BE

May 26, 2026


Ka nisur në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, një moment kyç në rrugën e integrimit evropian të vendit.

Në mbërritje në selinë e BE-së, Kryeministri Edi Rama theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj politikave të unionit.

“Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100 % në përputhje me politikën e jashtme të BE. Nuk kemi ndjerë ndonjëherë kënaqësi të kemi veto, kemi qenë vendi më pro BE, jemi fanatikë të BE”, u shpreh Rama.

Takimi pritet të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria, si dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”, një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave.

Ky grup përfshin fusha kyçe si:

  • Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të drejtat themelore
  • Kapitulli 24: Drejtësia, liria dhe siguria
  • Funksionimi i institucioneve demokratike
  • Reforma në administratën publike
  • Kriteret ekonomike

Gjithashtu, në këtë paketë përfshihen edhe Kapitulli 5 (prokurimi publik), Kapitulli 18 (statistikat) dhe Kapitulli 32 (kontrolli financiar), të cilat konsiderohen thelbësore për standardet e BE-së.

Para nisjes zyrtare të konferencës, delegacionet zhvilluan një foto familjare, ndërsa diskutimet pritet të fokusohen në progresin e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit.

Axhenda e takimit:

  • 18:50 – Mbërritja e delegacionit shqiptar në selinë e BE-së
  • 18:55 – Foto familjare
  • 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare
  • Rreth 20:15 – Konferencë për shtyp në përfundim të takimit

Kjo konferencë shihet si një tjetër moment i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.




Comments are closed.