×
Monday, May 18, 2026

Mbretëria e Bashkuar dhuron pajisje moderne për Policia e Shtetit

May 18, 2026


Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar (HOIO) dhuroi pajisje të teknologjisë bashkëkohore në mbështetje të strukturave të Policia e Shtetit.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit morën pjesë drejtori i përgjithshëm Skënder Hita, menaxherja rajonale e HOIO, Tara Moore, si dhe menaxheri ndërkombëtar ndërlidhës Stephen Law, së bashku me drejtues dhe përfaqësues të strukturave përfituese.

Gjatë fjalës së tij, Hita shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve britanikë, duke vlerësuar bashkëpunimin mes Policia e Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar si një model me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.

Ai theksoi se këto investime rrisin ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe profesionale, duke ndikuar në identifikimin më të shpejtë të risqeve, avancimin e kontrolleve kufitare dhe rritjen e efikasitetit të hetimeve.

Nga ana e saj, Tara Moore konfirmoi angazhimin për të vijuar mbështetjen ndaj Policia e Shtetit përmes asistencës teknike, logjistike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira profesionale.

Donacionet, me vlerë rreth 200 mijë paund, përfshijnë pajisje moderne që do të përdoren nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, si dhe Njësia e Informacionit të Pasagjerëve.




Comments are closed.