×
Monday, May 18, 2026

Balla mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Provimi i jurisprudencës në shqip, e drejtë e garantuar nga Kushtetuta

May 18, 2026


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot pas kërkesës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke mbështetur të drejtën e tyre për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si një e drejtë e garantuar dhe pjesë e barazisë gjuhësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka theksuar se nëse procedurat rezultojnë të mangëta, është detyrim i Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.

“Mbështes kërkesën legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta, është detyrim i Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qendrueshme”.




Comments are closed.