Bajram Begaj pret ministrin e Jashtëm të Katarit, theksohet forcimi i bashkëpunimit
May 18, 2026
Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sultan Bin Saad Bin Sultan Al Muraikhi.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Katarit, duke shprehur vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe rritjen e investimeve mes dy vendeve.
Në bisedë u theksua se këto marrëdhënie janë zhvilluar në frymën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, si dhe gatishmërisë për mbështetje në plan dypalësh dhe shumëpalësh.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe situatës së sigurisë në rajon, Presidenti Begaj shprehu solidaritetin e Shqipërisë me popullin e Katarit për sfidat me të cilat po përballet.







