Anetarësimi në BE – Krichbaum fton Ballën, Tabakun dhe Hasanin në Berlin
Ndërsa pritet miratimi ne Bruksel nga vendet anëtare i IBAR (Raporti i Vlerësimit i Piketave të Ndërmjetme) prej të hënës do të jete Berlin një delegacion i nivelit te lartë Kuvendit të Shqipërisë i përberë Taulant Balla, Jorida Tabaku dhe Igli Hasani. Dy bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kryetari i Komisionit per Europën dhe Punët e Jashtme, janë ftuar nga Ministri i Shtetit per Europën Gunther Krichbaum si miq të Republikës Federale të Gjermanisë për një tur takimesh në Kancelari, Qeverinë Federale, Bundestag etj për të diskutuar mbi “anëtarësimin në BE – statusi dhe perspektivat e vendeve kandididate të avancuara”. Kjo vizite e rendësishme vjen vetëm pak ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me një konsensus surprizë Rezolutën për anetarësimin e Shqipërisë në BE: Eunews.al







