×
Monday, May 18, 2026

Shkup: Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

May 17, 2026


Studentët shqiptarë në Shkup kanë njoftuar zhvillimin e një proteste që do të mbahet nesër, më 18 maj 2026, me kërkesën për mundësimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Tubimi është planifikuar të nisë në orën 16:30 dhe do të zhvillohet në Urën e Gurit, një nga pikat kryesore simbolike të qytetit.

Protesta organizohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe mbështetje për kërkesën e tyre.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftim, ku theksohet rëndësia e garantimit të përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.

Studentët apelojnë që qytetarët të marrin pjesë në tubim, duke e cilësuar atë si një çështje me rëndësi për të drejtat gjuhësore dhe institucionale.




Comments are closed.