×
Wednesday, May 13, 2026

Rriten fluturimet drejt Spanjës, shtohen destinacionet për turistët shqiptarë

May 13, 2026


Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave kulinare dhe mundësive turistike gjatë gjithë vitit. Wizz Air operon fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej destinacioneve më të njohura dhe të preferuara në Spanjë, përfshirë Barcelonën, Madridin, Valencian, Santanderin, Malagan dhe Palma de Mallorca-n, duke u ofruar turistëve shqiptarë mundësi të shumta për të eksploruar rajonet më të veçanta të Spanjës.

Turespaña, Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizuan sot në Tiranë një aktivitet prezantues për destinacionet spanjolle, duke mbledhur së bashku përfaqësues të medias, operatorë turistikë, aktorë të industrisë së turizmit dhe partnerë institucionalë për të festuar destinacionet e reja mes Shqipërisë dhe Spanjës, si dhe për të eksploruar mundësi të reja për forcimin e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.

“Falë zgjerimit të lidhjeve ajrore, po shohim një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve turistike mes dy vendeve tona. Aktualisht, kemi rreth 100 mijë vizitorë spanjollë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, ndërsa rreth 40 mijë shqiptarë udhëtojnë drejt Spanjës.

Jam shumë i lumtur për këtë lidhje gjithnjë e më të ngushtë, pasi ajo kontribuon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.” – u shpreh Gabriel Cremade.

“Spanja ofron një eksperiencë turistike jashtëzakonisht të larmishme, nga kultura dhe gastronomia deri te plazhet, natyra dhe arratisjet urbane”, u shpreh Blanca Perez-Sauquillo. “Përmes këtij aktiviteti prezantues, jemi të lumtur të prezantojmë disa nga destinacionet më tërheqëse të Spanjës për tregun shqiptar dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet turistike mes Spanjës dhe Shqipërisë.”

“Spanja mbetet një nga destinacionet më të preferuara për udhëtarët shqiptarë dhe jemi shumë të lumtur që mundësojmë eksplorimin e disa prej vendeve më të bukura të Spanjës”, deklaroi Vera Jardan. “Përmes fluturimeve tona direkte dhe me tarifa të përballueshme, synojmë ta bëjmë udhëtimin më të aksesueshëm, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.”

Piervittorio Farabbi shtoi: “Zgjerimi i vazhdueshëm i lidhjeve ajrore mes Tiranës dhe Spanjës reflekton kërkesën në rritje për udhëtime mes vendeve tona dhe nxjerr në pah rolin strategjik të aviacionit në zhvillimin ekonomik dhe turistik. Jemi të kënaqur të mbështesim iniciativa që bashkojnë partnerët e industrisë dhe promovojnë integrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë me destinacionet kryesore europiane.”

Së fundmi në listën e destinacioneve të Wizz Air nga Tirana, janë shtuar Palma de Mallorca dhe Santander, të cilat ofrojnë alternativa të reja për pushime verore dhe eksplorim gjatë gjithë vitit.

Zhvillimi i Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është mbështetur edhe nga investimet strategjike të Kastrati Group, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në zgjerimin e infrastrukturës aeroportuale, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe shtimin e destinacioneve të reja ndërkombëtare. Ky transformim ka forcuar rolin e TIA-s si një nyje kyçe rajonale për turizmin dhe lidhjet ajrore në Europë.




Comments are closed.