Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në rend interpelanca me kryeministrin dhe ministrat

13 May 2026 20:59
Shpërndaje:

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në seancën e radhës plenare.

Sipas urdhrit të firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00.

Gjatë së enjtes priten një sërë zhvillimesh, teksa në rendin e ditës janë caktuar 5 orë për diskutime ndërmjet grupeve parlamentare, por edhe deputetëve jashtë grupeve.

Reklamë Ola

Po ashtu, nesër është caktuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, si edhe interpelanca me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe me Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.