×
Monday, May 11, 2026

BE akordon 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi në kuadër të Planit të Rritjes

May 11, 2026


Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do të disbursojë rreth 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi, në kuadër të Planit të Rritjes për rajonin.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, ajo theksoi se zbatimi i këtij plani po ecën në drejtimin e duhur dhe se fondet do të shpërndahen në ditët në vijim.

“Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën shumë mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë,” u shpreh Kos.

Ajo nënvizoi gjithashtu se po arrihen rezultate konkrete edhe në procesin e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

“Siç e dini, javën e kaluar edhe Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA,” deklaroi ajo.

Kos bëri të ditur se Bashkimi Evropian po përgatit edhe samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet më 5 qershor në Podgoricë.

“Pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën e tyre evropiane,” theksoi ajo.




Comments are closed.