×
Thursday, May 7, 2026

Trump: Transferimi i uraniumit të Iranit në SHBA, kusht për marrëveshjen e paqes

May 6, 2026


Transferimi i uraniumit të pasuruar të Irani drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga kushtet kryesore për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për PBS News, duke theksuar se materiali bërthamor do të transferohet në territorin amerikan, ndërsa në këmbim Irani do të angazhohet për çmontimin afatgjatë të objekteve të tij bërthamore nëntokësore.

Sipas Trump, negociatat janë në një fazë të avancuar dhe një marrëveshje mund të arrihet përpara udhëtimit të tij të planifikuar në Kinë javën e ardhshme.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse Irani nuk i përmbahet angazhimeve, SHBA-të janë të gatshme të rikthehen në veprime të forta ushtarake.

Zhvillimet diplomatike janë shoqëruar edhe me një “ngrirje” të përkohshme të misioneve për shoqërimin e anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit, një sinjal që interpretohet si progres në negociata.

Situata mbetet delikate, ndërsa palët ndodhen në një moment kyç që mund të përcaktojë drejtimin e mëtejshëm të tensioneve në rajon.




Comments are closed.