BE teston mbrojtjen e përbashkët ndaj sulmeve hibride
Përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë zhvilluar një stërvitje për të simuluar aktivizimin e klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë, në kuadër të përgatitjeve për një sulm të mundshëm hibrid në shkallë të gjerë.
Në manovrat e krizës morën pjesë ambasadorë përgjegjës për politikat e sigurisë, si dhe ekspertë nga institucionet evropiane. Ushtrimi u bazua në një skenar fiktiv, por realist, për të testuar reagimin ndaj krizave dhe koordinimin ndërmjet vendeve anëtare.
Sulmet hibride të simuluara përfshinin ndërhyrje kibernetike në rrjetet energjetike, përdorim të dronëve dhe akte sabotimi.
Kjo stërvitje pritet të kontribuojë në forcimin e Nenit 42.7 të Traktatit për Bashkimin Evropian, i cili parashikon që vendet anëtare të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast agresioni të armatosur.
Planet për forcimin e kësaj klauzole janë mbështetur edhe nga kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Qëllimi është që BE-ja të rrisë autonominë strategjike dhe të jetë më pak e varur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në situata ku NATO mund të mos veprojë.
Klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë është përdorur vetëm një herë deri më tani, pas Sulmeve terroriste në Paris 2015, duke treguar rëndësinë e saj në raste emergjente për sigurinë e kontinentit.







