×
Tuesday, May 5, 2026

Shpërthim në minierë në Kolumbi, 9 viktima dhe disa të plagosur

May 5, 2026


Nëntë persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një minierë qymyri në Kolumbi, njoftoi Agjencia Kombëtare e Minierave.

Ngjarja ndodhi në minierën La Ciscuda, në Sutatausa, pjesë e Cundinamarca. Sipas autoriteteve, shpërthimi u shkaktua nga grumbullimi i gazit brenda në minierë.

Të 15 punëtorët që ndodheshin në brendësi u prekën nga shpërthimi, ku gjashtë prej tyre u shpëtuan të gjallë dhe u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Agjencia bëri të ditur se një inspektim i kryer më 9 prill kishte evidentuar probleme serioze sigurie, përfshirë grumbullimin e gazit dhe mbylljen e dobët të tuneleve të braktisura, duke rekomanduar masa për përmirësimin e ventilimit dhe kontrollin e pluhurit.

Guvernatori i Cundinamarca, Jorge Emilio Rey, njoftoi se ekipet e Kryqit të Kuq Kolumbian ndodhen në vendngjarje, duke ofruar mbështetje për familjet e viktimave dhe personat e prekur, ndërsa shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin pas kësaj tragjedie.




Comments are closed.