×
Saturday, May 2, 2026

Tension mes Kievit dhe Athinës për kontrollin e përdorimit të dronëve detarë në projektin e përbashkët

May 2, 2026


Ukraina dhe Greqia po përballen me mosmarrëveshje në lidhje me projektin e përbashkët për prodhimin e dronëve detarë (USV), i cili është pjesë e një marrëveshjeje të arritur në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas mediave greke, Kievi ka kërkuar të ketë rol vendimmarrës në mënyrën e përdorimit të këtyre sistemeve në rast të një angazhimi ushtarak, kërkesë që është pritur me shqetësim nga Athina.

Projekti parashikon ndërtimin e anijeve sipërfaqësore pa pilot, të bazuara në teknologjinë ukrainase, ndërsa prodhimi do të realizohet në kantieret detare greke përmes një strukture të përbashkët industriale.

Për Ukrainën, këto mjete kanë rëndësi strategjike për operacionet në Detin e Zi kundër Rusia, ndërsa Greqia i konsideron si një aset të rëndësishëm në kontekstin e balancave të sigurisë në Egje.

Sipas raportimeve të gazetës Kathimerini, Ukraina ka kërkuar gjithashtu të drejtën për të dhënë miratim për përdorimin e këtyre dronëve nga forcat greke në rast konflikti, një kusht që Athina e konsideron të papranueshëm për sovranitetin e saj.

Negociatat mbeten të hapura, ndërsa të dy vendet synojnë të gjejnë një formulë kompromisi për vijimin e projektit, i cili shihet si pjesë e bashkëpunimit më të gjerë teknologjik dhe ushtarak në kuadër të NATO-s.




Comments are closed.