Prishtina 2030: Lojërat Mesdhetare, projekt madhor për zhvillimin e Kosovës
Organizimi i Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 po shihet si një nga projektet më të rëndësishme sportive dhe zhvillimore për Kosovën, me ndikim të gjerë në sport, infrastrukturë, ekonomi dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
Institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë kanë nisur përgatitjet dhe koordinimin për këtë ngjarje, duke e konsideruar atë një mundësi të rëndësishme për prezantimin e Kosovës në arenën globale dhe krijimin e një trashëgimie afatgjatë.
Kryetari i Komunës së Prishtina, Përparim Rama, theksoi se organizimi i Lojërave kërkon bashkëpunim të plotë institucional dhe përkushtim të madh nga të gjitha nivelet.
“Ne po përgatitemi për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030… kërkon unitet që ne duhet të punojmë së bashku, qeveria lokale, qeveria qendrore dhe Komiteti Olimpik… kjo është një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë,” u shpreh ai.
Në të njëjtën ceremoni, Komuna e Prishtinës dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në mbështetje të bursave Chevening, ku u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vlerësoi potencialin e Prishtinës dhe trashëgiminë që mund të lënë Lojërat pas vitit 2030, duke e krahasuar me përvojën e Londrës pas organizimit të Lojërave Olimpike 2012.
Së fundmi, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe ligjin e posaçëm për organizimin e Lojërave Mesdhetare, i cili krijon bazën ligjore për financimin, infrastrukturën dhe koordinimin institucional të projektit.







