×
Wednesday, October 15, 2025

Balla takon Arqipeshkvin Arjan Doda: Komuniteti Katolik, shtyllë e rëndësishme e identitetit tonë kombëtar dhe shpirtëror

October 14, 2025


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Arqipeshkvin Metropolit të Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla e ka cilësuar gjithmonë të dobishme bisedat me përfaqësuesin e lartë të Kishës Katolike në vend.
Ai ka theksuar se komuniteti katolik shqiptar është një shtyllë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe shpirtëror, duke nënvizuar rolin historik të Kishës Katolike në arsim, kulturë dhe përhapjen e vlerave të paqes, dashurisë dhe solidaritetit.
“Faleminderit për përkushtimin e Kishës Katolike dhe të komuniteteve të tjera fetare që kanë bërë të mundur që Shqipëria të jetë një shembull i harmonisë fetare dhe bashkëjetesës vëllazërore mes besimeve”, shkruan Balla.




Comments are closed.