×
Sunday, May 31, 2026

Rutte: Moska mund të sulmojë Romën, Amsterdamin ose Londrën me raketa 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit

October 3, 2025


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë një paralajmërim të fortë në një intervistë për televizionin italian Tg1, duke theksuar rrezikun në rritje që përbën Rusia për sigurinë e vendeve europiane.

“Jemi të gjithë në rrezik; raketat më të përparuara të Rusisë mund të godasin Romën, Amsterdamin ose Londrën me pesë herë shpejtësinë e zërit”, deklaroi Rutte, duke nënvizuar kapacitetet teknologjike gjithnjë e më të avancuara të ushtrisë ruse.

Si e festojnë gjermanët ditën e Bashkimit të Gjermanisë? Përse nuk ka një monument përkujtimor për 3 Tetorin?

Ai shtoi se kjo situatë nuk është më një çështje vetëm e vendeve të krahut lindor të NATO-s, por një kërcënim për të gjithë aleancën: “Do të thotë që të gjithë jemi në krahun lindor.”

Në deklaratën e tij, Rutte përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “kundërshtarin kryesor” dhe “kërcënimin afatgjatë më serioz” për sigurinë kolektive të Perëndimit.




Comments are closed.