×
Saturday, May 2, 2026

UEFA VENDOS: Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor!

September 13, 2025


Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.

Pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”.

VIDEO/ Mirlind Daku i jep fitoren Rubin Kazanit

Ky impiant sportiv i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të rradhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro.

ITALIA “MBAN FRYMËN”/ Sot, derbi historik! Polemikat, tullat dhe gjestet e pahijshme! Të gjitha episodet ndër vite të përballjes Juventus – Inter
Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritj e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar hooliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata. Për ato ngjarje ndpërkohë pritet që të merret një vendim për zhvillimin e të paktën ndeshjes përballë Shqipërisë pa tifozë.




Comments are closed.