Zelensky ndryshon gjysmën e qeverisë: Kemi nevojë për energji të re

04 Sep 2024 • 18:13
Shpërndaje:

Ne kemi nevojë për energji të re, tha presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky duke nxitur një riorganizim të qeverisë që çoi në dorëheqjen e shumë ministrave.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, i cili dha dorëheqjen dje, mund të bëhet ambasador i Ukrainës në Bruksel.

Sot, sipas asaj që ishte parashikuar nga zëdhënësi i partisë së presidentit, David Arakhamia, Volodymyr Zelensky do të njoftojë një ndryshim ne kabinet – pas dorëheqjes së katër ministrave, përfshirë atë të Kulebas.

Reklamë Ola

”Siç u premtua, një ndryshim i madh në qeveri mund të pritet tashmë këtë javë.Më shumë se 50% e anëtarëve të Këshillit të Ministrave do të pësojnë ndryshime”, deklaroi ai në Telegram.

“Lista përfundimtare do të përcaktohet në takimin e 4 shtatorit. Ju lutemi ndiqni vetëm lajmet zyrtare,” tha Arakhamia

Reklamë InterMedika