Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian pritet të bien dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit të gazit me shumicë, deri sot në mbrëmje, ndërsa skeptikët si Gjermania, qëndrimi i së cilës ka qenë kundër mekanizmit të BE-së rrezikon të mos merret parasysh.
“Unë pres të arrihet një marrëveshje deri në fund të ditës së sotme”, tha ministri çek i Industrisë Jozef Sikela, i cili po kryeson bisedimet.
Sikela tha se një mënyrë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes disamujore midis vendeve të BE-së rreth trajtimit të çmimeve të larta të energjisë, ishte të vihej në votim një propozim-kompromisi, në vend që të kërkohej mbështetje unanime.
“Ky sigurisht, do të ishte një rezultat që nuk është i dëshirueshëm”, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, duke këmbëngulur se shqetësimet e Gjermanisë bazohen në themele të shëndosha.
“Askush, së fundmi edhe unë, nuk ka asgjë kundër çmimeve të ulëta në tregun e gazit”, tha Habeck.
“Duke parë ndërhyrjet e mëparshme në treg, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos dëshirojmë të mirën dhe të mos nxisim të keqen”, shtoi ai.


