Frika nga koronavirusi, ja shtetet që ndalojnë hyrjen e qytetarve Italianë
Duke u nisur nga fakti që harta e përhapjes së koronavirusit në Itali po zgjerohet me shpejtësi një sërë shtëete kanë marë masa për ndalimin e hyrjes së qytetarëve italianë në vendet e tyre.
Nga 5 rajone, tani ky koronavirusi në shtetin italian është i përhapur në 8 rajone, përfshi dhe Sicilinë dhe Ligurian.
Ndërkohë Lombadia dhe Veneto janë dy rajonet e prekura dhe në 11 komuna bëhet kontrolli me anë të forcave ushtarake.
Përveç Izraelit që ka mohuar hyrjen e italianëve ose për ata që kohët e fundit kanë qenë në Itali. Vendet e tjera që prezantuan ndalimin janë: Jordan, Arabia Saudite, Bahrein, El Salvador, Mauritius, Turkmenistan, Irak, Vietnam, Cape Verde, Kuvajt, Maldive dhe Seychelles. Ndërkohë që Jordania përjashton vetëm qytetarët e saj nga ndalimi.
Disa vende kanë krijuar një “karantinë” paraprake për ata që vijnë nga Italia si: Kina, Tajvani, Eritrea, Taxhikistani, Kazakistani, Kirgizistani dhe Shën Lucia.
Ndërsa Rumania ka parashikuar një “karantinë” më të kufizuar për ata që vijnë nga “zonat e kuqe” italiane, si nga Lombardi dhe nga Veneto. Shumë vende të tjera kërkojnë plotësimin e një pyetësori dhe kontrollin e avionëve por edhe matjen e temperaturës së udhëtarëve (Afrika e Jugut, Egjipti, Algjeria, Hungaria, Cekia, Ukraina dhe Moldavia).
Për Eunews.al, Ela Daci







