Shqipëria është një model”, Soreca vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare me FRONTEX

26 May 2021 18:13
Shpërndaje:

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nga Kakavija në një prononcim për mediat vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare me FRONTEX si model në rajon.

Ky bashkëpunim ka shërbyer si një model në rajon. Shqipëria vazhdon të jetë një model në zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët. Kemi pasur rezultate konkrete bashkëpunimi. Prania e FRONTEX është dëshmi e sfidave tonat të përbashkëta. Do të angazhohemi me policinë shqiptare dhe mbështetje financiare” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria është shembull. “Model i jashtëzakonshëm bashkëpunimi. Vullneti i qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e BE. Janë marrëveshje të tilla që e jetësojnë këtë aspiratë për të qenë pjesë e BE-së.

Reklamë Ola

Shqipëria po bëhet një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera jo anëtare të BE falë rezultateve pozitive të këtij bashkëpunimi. Marrëveshja me FRONTEX nuk eshtë një rast i shkëputur. Shqipëria është ftuar nga Europol jo vetëm si pjesë e hetimeve evropiane por edhe të udhëheqë një nga këto grupet në luftën kundër trafikut” tha ai.

Shefi i FRONTEX u shpreh se “jemi krenarë për këtë bashkëpunim me Shqipërinë. Këto operacione kanë dhënë rezultate pozitive në forma të ndryshme të krimit ndërkufitar. Frontex do të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat tuaja të integrimit dhe kemi filluar donacioni e dytë në Shqipëri”. Ekipi i FRONTEX u nderua me medaljen e nderit.

Reklamë InterMedika

Eunews.al